Nis meremetimi i QMF-së në Kijevë

Klinë | 30 Kor 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Falë një donacioni nga organizata zvicerane AQH, këto ditë ka filluar meremetimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Meremetimin e kësaj QMF-je, sot e kanë parë nga afër, edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti, të cilët  janë njoftuar nga afër me të gjitha punimet që janë duke u bërë.

“Këtu është duke u bërë një punë e mirë, pasi është duke u bërë meremetimi, pothuajse i tërësishëm i objektit, si dhe është duke u vendosur edhe ngrohja, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më të mira shëndetësore”, tha Begaj, i cili kërkoi nga punëkryesi që të mos ketë vonesa në realizimin e projektit.

Shërbimet shëndetësore, që janë ofruar në këtë QMF, përkohësisht janë bartur në QMF në Llazicë, deri në përfundimin e meremetimit të tërësishëm të objektit, ka deklaruar drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti.

Të ngjashme