Nis ndërtimi i 15 shtëpive të reja në Pejë për familjet në nevojë

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Hoxhë Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Pejës, kanë nisur ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Me këtë rast Komuna participon me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse mjetet e tjera sigurohen nga donatorët përmes shoqatës së udhëhequr nga Halil Kastrati.

Postimi i plotë i tij:

Edhe 3 shtepi te reja ne komunen e Pejes ?

Histori prekese e halle te ndryshme, ne ua kthyem buzeqeshjen

Gjithesej ka nisur ndertimi i 15 shtepive te reja ne komunen e Pejes

Marrveshja me komunen e Pejes eshte per 13 shtepi ku per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret permes shoqates sone

Ne e kemi shtuar ndertimin edhe te dy shtepive tjera permes donatoreve keshtu qe gjithesej i kemi nisur ne komunen e Pejes 15 shtepi

Bamires Zoti ju shperblefte

Të ngjashme