Nis ndërtimi i 30 shtëpive në Pejë, do të ndërtohen 273 shtëpi për familje në nevojë në 20 komuna

Pejë | 29 Kor 2019 | 15:34 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që përfshin ndërtimin e 273 shtëpive, në më shumë se 20 komuna brenda Republikës së Kosovës, sot është vënë gurthemelin për ndërtimin e shtëpive edhe për komunitetin pakicë në regjionin e Pejës, ku do të përfitojnë 30 familje.

Ministri Skënder Reçica, i cili mori pjesë në ceremoninë e vënies së  gurthemelit, tha se është përkushtim i ministrisë që të kujdesen për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Është ky një përkushtim i yni që të jemi afër çdo qytetari pavarësisht situatës, pavarësisht gjendjes. Sot është një lajm i mirë për të gjitha komunitetet, sepse jemi këtu në rajonin e Dukagjinit më konkretisht në Pejë dhe po vëmë gurthemelin, pas atij në Lipjan, dhe po fillojmë ndërtimin e mbi 30 shtëpive të komunitetit egjiptian”.

“Është ky një projekt ku përfshin ndërtimin e 273 shtëpive në më shumë se 20 komuna, është projekt që gëzon familjet pakicë në Kosovë. Ndërtimi i këtyre shtëpive si këtu në Pejë, ashtu në Lipjan dhe komunat e tjera që do të bëjmë në vazhdim, është sinjal se qeveria e Kosovës do të  jetë pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me komunitetet”, tha Reçica.

Deputeti Veton Berisha ka thënë se strehimi akoma mbetet situatë shqetësuese e komunitetit egjiptas, ndërsa ka shtuar se do të punojnë në këtë drejtim qe t’u sigurohet strehim të gjitha familjeve në nevojë.

 “Vërtet strehimi mbetet situatë shqetësuese për ne dhe do të këmbëngulim që njerëzit e këtyre komuniteteve dhe të gjithë njerëzit në nevojë të kenë ta gjithë kulm mbi kokë”, ka thënë Berisha.

Drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Naim Bazaj, ka thënë se komuniteti egjiptas kanë qenë mëse në nevojë për një projekt të tillë.

“Ky shi po e pasqyron më së miri bereqetin për këto familje. Vetoni dhe njerëzit e tjerë në këtë komunë s’e kanë lanë rehat ministrinë deri sa janë realizuar këto projekte. Familjet janë mëse në nevojë për këto shtëpi”, tha Bazaj, raporton EO.

Image may contain: 8 people, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and outdoor
Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and outdoor

Të ngjashme