Nis ndërtimi i rrugës Xërxë – Sapniq – Ratkoc, Lekaj paralajmëron edhe një projekt të rëndësishëm

Rahovec | 15 Gus 2019 | 11:15 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit  Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, komuna e Rahovecit, raporton EkonomiaOnline.

Pal Lekaj tha se kjo rrugë di të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimit rural dhe të turizmit në këtë anë.

“Është kënaqësi e veçantë që ne sot po e fillojmë një projekt që ka ndikim në zhvillimin rural në zhvillimin e turizmit në lidhjen e e qytetarëve që e dëshirojnë. Jo vetëm në këtë projekt në Rahovec por edhe në projektet e tjera kanë ndikim drejtpërdrejti tek qytetari. Ne po mundohemi t’i japim një pamje krejt tjetër mozaikut të infrastrukturës. nuk do të ndaleni derisa ta përmbyllim çdo cep të çdo infrastrukture në Kosovë, qoftë ajo lokale, qoftë ashtu regjionale, por edhe nacionale.

Lekaj poashtu paralajmëroi edhe një projekt tjetër të madh.

“Do të fillon edhe një projekt shumë i rëndësishëm zgjerimi me 4 korsi Rahovec- Xërxë që mendoj është projekti më madhor që i përket Rahovecit”, tha ai

Kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se kjo rrugë me gjatësi 10 kilometra do të ndihmojë qytetarët dhe bujqit e kësaj ane dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.

 “Ne sot po nisim punimet e cila financohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për të cilën e falënderojmë Ministrin dhe Ministrinë për mbështetjen e këtij projekti të rrugës Ratkoc- Sapniqë- Xërxë. Është një kontratë e madhe e cila përfshinë jo vetëm qytetarët, por edhe bujqit dhe fermerët, duke qenë se është edhe zonë e bukur dhe besoj që do ta ndihmojë edhe zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit”, tha ai.

Ky projekt përfshin disa segmente. Janë 10 kilometra asfalt dhe 2 800 metra hapje e segmentit rrugor. Do të ketë trotuar dhe ndriçim publik.

Të ngjashme