Nis projektimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 17:21 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”. Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra.

Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 € dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punë kryes janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës ky projekt është “një hap më tepër Ministrisë së Infrastrukturës, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme