Nis protesta e serbëve në veri kundër aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur protesta e serbëve të komunave veriore, që vjen si shenjë pakënaqësie ndaj aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në kuadër të luftimit të krimit të organizuar në vend.

Kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, iu ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave në veri që të protestojnë sot ndaj aksionit të djeshëm të Njësisë Speciale në këtë zonë.

Nga aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës mbetën të arrestuar 19 persona, disa prej tyre në veri dhe disa në Drenicë.

Personat e arrestuar dyshohen për kryerje të krimit të organizuar, kontrabanë, ryshfet etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme