Protestuesit: Pa drejtësi nuk ka qetësi (Foto/Video)

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 12:21 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Drejtësi për Astritin”, organizatat e shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë, publicistë e artistë, kanë mbajtur protestë para Teatrit Kombëtar,  në të cilën u kërkua që drejtësia të vihet në vend përmes hetimeve të pavarura rreth vdekjes së Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme me të cilat u kërkua drejtësi në rastin “Dehari”, si dhe liri për aktivistët e Vetëvendosjes që po mbahen në paraburgim për rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Poshtë Qeveria”, “Unë jam Astriti”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Aktivistja, Besa Luzha, në fjalën e saj para protestuesve ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, duhet ta lirojë drejtësinë, në të kundërtën të japë dorëheqje.

“Pavarësisht bindjeve tona politike duam të kërkojmë drejtësi për Astritin. Kërkojmë  urgjentisht që të sigurohet një hetim i pavarur për të vërtetën e vrasjes së Astritit”, ka pohuar ajo.

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxhën, por edhe stafin e burgut të Prizrenit, për neglizhencën e tyre karshi Astrit Deharit.

Ai ka pohuar se është tragjike fakti që ende për këtë rast nuk ka dhënë askush përgjegjësi dhe asnjë njeri nuk është larguar nga puna.

Në protestë morën pjesë edhe drejtuesit e Vetëvendosjes, por edhe familja e të ndjerit.

Protestuesit kanë paralajmëruar që protesta do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të rastit të vdekjes së Astritit, si dhe llogaridhënies së të gjithë atyre që janë përgjegjës për vdekjen e të riut 26-vjeçar.

Në fund të protestës për të përkujtuar jetën dhe veprën e Deharit, u mbajt 1 minutë heshtje, më pas protestuesit u shpërndan të qetë, pa treguar datën e protestës vijuese.

Fotot: Ekonomia Online

albini-ne-priotestaprotesta-dehari protesta-dehari2 protesta-dehari3 protesta-dehari4 protesta-dehari5 protesta-dehari6 protesta-dehari7 protesta-dehari8
protesta-dehari9

 

Të ngjashme