Nis renovimi i banjove “mesjetare” të minatorëve

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Minatorët e minierës “Trepça” tash e një kohë po përballen me vështirësi për t’u pastruar në banjot e objekteve ku punojnë.

Në fakt ajo që po u pengon më së shumti xehtarëve është papastëria, enterieri i dobët por edhe mungesa e kabinave ndarëse, njofton Klan Kosova.

Sipas kryetarit të sindikatës së punëtorëve të minierës, Gani Osmani, në vendet ku këta punëtorë pastrohen, nuk ka investime tash e dy dekada.

Sipas tij, shkaku i kushteve të dobëta e kundërmimit të objektit, punëtorët po rrezikojnë edhe të marrin ndonjë sëmundje.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, në vizitën e fundit që pati në minierë u premtoi se ndër punët e para që do të bëjë qeverisja e tij është investimi atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme