Nis seanca ndaj të dyshuarit për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për ‘avullimin’ e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kjo seancë është duke u mbajtur me dyer te mbyllura për monitoruesit dhe publikun në Gjykatën  e Prishtinës.

Ndryshe, përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit.

Transferimin e gjithë këtyre parave në konton e kësaj kompanie, dyshohet se e mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G., i cili është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit.(Gazeta Express).

Të ngjashme