Nis takimi i Vitisë me kryetarët e komunave për masat e reja

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur takimi virtual i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës.

Takimi ka nisur në ora 10:00 dhe temë diskutimi do të jenë masat e reja kundër COVID-19.

Kështu bëri të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Po, mund ta konfirmojë se do të mbahet takimi virtual. Takimi mbahet në ora 10:00. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë COVID-19”.

Ibrahimi tha se nga kryetarët e komunave është kërkuar edhe heqja e orës policore.

“Është kërkuar nga ana e kryetarëve të komunave heqja edhe orës policore. Edhe kjo mund të diskutohet gjatë këtij takimi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme