Nisi një turne nëpër botë, çifti britanik bllokohet në Prizren nga Coronavirusi

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka publikuar historinë interesante të një çifti britanik, të cilët kishin nisur një turne të gjatë, ndërsa kanë ngelur në Kosovë, për shkak të Coronavirusit.

Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Kosovë për më shumë se një muaj për shkak të mbylljes së kufijve, shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit.

Elm dhe Watson lejohen të dalin për 90 minuta çdo ditë për të marrë sende thelbësore në qytetin perëndimor të Prizrenit dhe madje intervista e tyre me Reuters duhej të aprovohej nga autoritetet e Kosovës.

“Jam jashtëzakonisht me fat në vendin ku përfundova, është një qytet i bukur,” i tha Elm Reuters-it.

Ai tha se po ashtu ndihet mirë që është bashkë me bashkëshorten dhe kështu kanë si të kalojnë edhe kohën së bashku.

Elm, një 32-vjeçar nga Edinburghu, kishte planifikuar të pedalonte biçikletën e tij 10 000 kilometra nga Austria në Mongoli në dy vjet, por ka bërë vetëm 3000 kilometra deri në Kosovë.

Çifti nisën udhëtimin e tyre vitin e kaluar nga shtëpitë e tyre në Anglinë veriore. Ata thonë se kanë parë gjëra të bukura në Europën Lindore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme