Nisi themelin e shtëpisë, prishtinasi gjen mjet shpërthyes

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se kosovar gjatë mihjes së themelit të shtëpisë kishte hasur një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prapashticë të Prishtinës, të martën.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar gjatë kryerjes së punimeve mihjes së themelit të shtëpisë kishte hasur një mjet shpërthyes”, thuhet në raport.

Njësiti policor e ka bërë sigurimin e atij mjeti, kurse njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bë tërheqjen e mjetit shpërthyes.

Të ngjashme