Nisin homazhet për ish-luftëtarin e UÇK-së, Avni Hyseni

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë kanë nisur homazhet për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Në ndërkohë, me fillim nga ora 12:30 deri në orën 13:00, po në këtë palestër pritet të mbahet edhe ceremonia mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni kishte disa ditë që po qëndronte i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, mirëpo, Hyseni nuk arriti t’i bëjë ballë më dhe të hënën mbrëma ai vdiq.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza.

Ai kishte qenë pjesë e UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme