Nisin punimet në fazën e dytë të shëtitores së qytetit të Deçanit

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin zami Cacaj, ekzekutivin komunal dhe udhëheqësit e Kompanisë SH.P.K “INGCONCEPT” kanë nisur punimet në fazën e dytë të shëtitores së qytetit në rrugën e ,,Manastirit’’

Për kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj , ndërtimi i kësaj shëtitorja është një ëndërr e Deçanit e cila po shendërrohet në realitet.

“Qytetarëve po u krijohet një mundësi e mirë ka kjo rrugë duke marr parasysh se kjo është pjesa më e bukur e qytetit dhe krijimi i një mundësie për më infrastrukturë modern është i mirëseardhur për secilin qytetar”, thotë Ramosaj.

Vlera në total e këtij projekti është 194,767.60€

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme