Nisin punimet në rrugën nacionale “M2”, kolona edhe këtë verë

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 11:03 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës nacionale “M2” segmenti nga Nadakovci deri në Smrekonicë. Ky investim i Ministrisë së  Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, pritet të lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë, raporton Ekonomia Online.

Në inaugurimin  e punimeve përveç kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ishte edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Ky i fundit tha se kjo rrugë do të jetë me standarde evropiane dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve vushtrrias.

 “Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë dhe gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës të cilët e frekuentojnë këtë rrugë, sepse kjo rrugë ka pas nevojë edhe ma herët të fillojë, mirëpo fal përkushtimit të ministrit Pal lekaj dhe Qeverisë, të gjitha rrugën nacionale po kryhen në mënyrë që të kemi një qarkullim sa më të mirë dhe më te lehtë të qytetarëve”

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri duke folur për këtë investim, kërkoi edhe mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve, ngase sipas tij ende do të vijojë të ketë kolona, raporton EO.

 “Shpresoj shumë që kjo rrugë dhe punimet do të vazhdojnë sipas planit dinamik në mënyrë të pandërprerë në mënyrë që të kryhet në kohë puna dhe që të keni lëvizje të lirë të qytetarëve,  po shpresoj që kolonave në Vushtrri po u vjen fundi me ndërtimin e kësaj rruge. Unë kërkoj mirëkuptim nga bashkëqytetarëve të Vushtrrisë edhe të diasporës kur të vinë edhe këtë verë do të kemi kolona, por tutje më nuk do të kemi kolona sepse zgjerimi i rrugës do të mundësoj qarkullim të lirë”

Kjo rrugë do të jetë e gjatë 2.5 kilometra dhe ka kosto afër dy milionë euro.



Të ngjashme