Nisin punimet për rregullimin e shtratit të lumit “Klina”, investohen 300 mijë euro

Skenderaj | 26 Gus 2019 | 12:29 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë marrë pjesë në fillimin e rregullimit të shtratit të lumit “Klina” në vlerë prej 300 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri Matoshi tha se vëmendja dhe përkushtimi i MMPH-së në projekte ambientale për komunën e Skenderajt ka qenë jashtëzakonisht i madh .

“Për mua është nder i veçantë dhe kënaqësi që në kuadër të shumë projekteve që MMPH financon në komunën e Skenderajt, sot morëm pjesë në fillimin e përurimit të punimeve në lumin Klina, është një simbolikë dhe një urë afër këtu që na dërgon në Prekaz, Skenderaj nuk është vetën i Bekim Jasharit dhe qytetarëve por i gjithë shqiptarisë, vëmendja dhe përkushtimi i MMPH-së në projekte ambientale për këtë komunë, ka qenë jashtëzakonisht i madh do jetë edhe në të ardhmen i vazhdueshëm sepse këtu frymëzohen fëmijët tanë kur vijnë dhe secili shqiptar që vjen në këtë pjesë të bëjë punë të mira”.

“ Jam i lumtur që shtretërit e lumenjve dhe rregullimi i tyre ka gjet një hapësirë jashtëzakonisht të mirë në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit, nuk jam i kënaqur me gjendjen që e kemi gjithandej që e kemi në aspektin mjedisor, në trajtimin e lumenjve, unë shpresoj që trajtimi i këtij lumi do jetë shumë i mirë edhe nga vetë banorët, do ketë një përkujdesje të vazhdueshme të autoriteteve komunale në mënyrë që edhe ne përfundimtar të mësohemi dhe të jetojmë me lumenj të pastër dhe pa mbeturina”.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se falë angazhimit të kësaj komune dhe bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Mjedisit, po punohet çdo ditë e më shumë për ambientin dhe lumenjtë, raporton Ekonomia Online.

“Sot po fillojmë rregullimin e shtratit të lumit me titullin “Skenderaj-Vuçicë”, një shtrat që kalon në qytet dhe jemi në fazën e re prej 800 metrave në një vlerë prej 360 mijë euro që të shërbejë shumë qytetit tonë e sidomos banorëve sepse ka qenë tmerrësisht në gjendje katastrofale, por që falë bashkëpunimit të mirë që kemi të vazhdueshëm me Qeverinë dhe Ministrinë e ambientit, po punojmë çdo ditë e më shumë për ambientin dhe lumenjtë tanë”.

MMPH në Skenderaj këtë vit përveç këtij projekti financon edhe 7 projekte tjera, të cilat në total kapin vlerën prej 1.5 milion euro.

Të ngjashme