Nisma e të Rinjve kërkon nga Qeveria më shumë punë në zbardhjen e fatit të 1620 të pagjeturve

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 13:20 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë ka organizuar një aksion simbolik në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë vendosur 1620 lule aq sa është numri i personave ende të pagjetur nga lufta në Kosovë .

Drejtoresha ekzekutive e organizatës, Marigona Shabiu, tha se aksioni i sotëm ka për synim ta shtojnë presionin publik ndaj Qeverisë për të shtuar intensitetin e punës në zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

“Ne si organizatë, çdo ditë e shënojmë këtë ditë si thirrje e jonë për të bërë presion publik ndaj Qeverisë së Kosovës për të shtuar intensitetin e punës së saj në zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë. Aktualisht i kemi 1620 persona të cilët figurojmë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, nga të gjitha grupet etnike”.

“Edhe 23 vite pas lufte, ne po vazhdojmë si shoqëri të kërkojmë drejtësi, mirëpo familjarët e këtyre personave po vazhdojnë të presin se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre”, tha ajo.

Shabiu ka thënë se lulet e verdha simbolizojnë numrin e personave të pagjetur në Kosovë.

“Vendosja e numrit 1620 me lule ngjyrë te verdhë, gjithashtu e kemi edhe vendosjen e ribonave është simbolikë e çështjes se personave të pagjetur, ngjyra e verdhë simbolizon në nivel ndërkombëtar çështjen e personave të pagjetur, andaj sot kemi vendosur t’i përfshijmë qytetarët në shënimin e kësaj dite, në thirrjen e protestës sonë ndaj Qeverisë së Kosovës për të zbardhur fatin e personave të pagjetur”, theksoi Shabiu.

Të ngjashme