Nitaj dhe drejtoresha e PAMKOS, diskutuan për gjendjen e kompanive regjionale për grumbullimin e mbeturinave

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim drejtoreshën ekzekutive të Asociacionit të kompanive regjionale të mbeturinave në Kosovë PAMKOS, Beu Muçaj.

Gjatë takimit ministri Nitaj është njoftuar me gjendjen nëpër kompanitë regjionale të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave, ku u tha se përkundër se këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë e tyre në performacën më të mirë gjatë ofrimit të shërbimit për qytetarë në të gjitha komunat në Kosovë, por gjendja nëpër kompani vazhdon të mbetet e vështirë, si pasojë e mungesës së realizimit të hyrave nga pandemia.

Po ashtu, ministri Nitaj u njoftua se krahas vështirësive në inkasim, kompanitë po përballen edhe me sfida të borxheve të bartura ndaj Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimin mbi vlerën e shtuar, për të cilat kompanitë publike janë të obliguara t’i paguajnë edhe pse inkasimi nuk realizohet dhe që vështirësojnë stabilitetin financiar të kompanive.

Në takim u kërkua rishikimi i mundësisë së mbështetjes financiare për të gjitha kompanitë publike regjionale të mbeturinave (KRM) dhe kompaninë publike të Menaxhimit të Deponive në Kosovë (KMDK), si dhe mundësinë e riprogramimit të borxheve që këto ndërrmarrje kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Njëherësh, PAMKOS u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë për të gjitha projektet kapitale në vend dhe në veçanti për ato që si bazë investimi i kanë fondet ndërkombëtare dhe për këtë do të jetë gjithmonë zëri i menaxhimit të mbeturinave dhe ambjentit, i cili qartazi synon të ofrojë shërbime profesionale në menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme