Nitaj takohet me punëtorët e kompanive të pastrimit: S’janë trajtuar meritueshëm nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, tha se nuk janë trajtuar meritueshëm punëtorët e kompanive të pastrimit nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

“Punëtorët e kompanive të pastrimit, krahas punëtorëve shëndetësorë, janë heronjtë e këtij viti në pandemi! Nuk jam shumë i sigurtë që ata janë trajtuar meritueshëm nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike”, tha ai

“Sot në një bisedë të hapur e konstruktive me drejtues të këtyre kompanive u dhan shumë ide e propozime për mbështetjen institucionale që ata e kanë të domosdoshme!”, shtoi Nitaj.

May be an image of 2 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing, people sitting and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme