Niveli i ujit në Batllavë e Badoc, nën kuotat maksimale

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në liqenet akumuluese në Batllavë e Badoc të jetë nën kuotën maksimale, ose të kapërderdhjes, sipas KRU “Prishtina”.

Badoci është 6 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa ai Batllava 3.5 metra larg këtij niveli.

“Liqeni i Badocit, 643.80 m mbi nivelin e detit, ose 6.05 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Liqeni i Batllavës, 631.47 m mbi nivelin e detit, ose 3.54 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji! I domosdoshëm në çdo moment të jetës”, thuhet në postimin që ka bërë faqja zyrtare KRU “Prishtina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme