Niveli i ujit në Batllavë është -9.11 nën pikën maksimale, kurse në Badovc -9.20

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

KUR Prishtina njofton se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sështë minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

“KRU” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat. Poashtu, Kompania i’u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme konsumatorëve borxhlinj për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.

“Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin. Ju ftojmë që, për çfarëdo ankese apo kërkese t’u drejtoheni zyres/departamentit për konsumatorë në KRU”Prishtina” sh.a”.

“Çdo ankesë apo kërkesë e juaja do të trajtohet me shumë kujdes nga profesionistë  të departamentit për konsumatorë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme