Niveli i ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës rritet për 3 metra pas reshjeve

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 11:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reshjet e mëdha të shiut ditëve të fundit kanë shkaktuan vërshime në gjithë vendin, duke lënë edhe pasoja të mëdha në shumë fshatra.

Por sasia e madhe e shiut që ka rënë në këtë kohë ka ndikuar edhe në ngritjen e nivelit të liqeneve akumulues në Badoc e Batllavë, prej nga furnizohen me ujë të pijes kryeqytetasit.

Kryeshefi i ndërmarrjes së “Ujësjellësi”, Sokol Xhafa, ka konfirmuar për Ekonomia Online se falë reshjeve në liqenin e Badocit niveli i ujit është ngritur për 3.25 metra, kurse në atë të Batllavës për 3.2 metra.

“Në dy ditët e fundit ka pasur reshje të mëdha të shiut të cilat dhe shkaktuan vërshime por një gjë e mirë është që këto reshje po mbushin liqenet ndërsa me pjesën e menaxhimit të pandemisë është duke u marrë shtabi i krizave të cilët i kemi aktiv ku tani është shtuar edhe  pjesa e  operimit për shkak të turbullirës e cila do të vazhdojë edhe më tutje, por ne po mundohemi t’i furnizojmë qytetarët me ujë”.

“Pjesa e reshjeve na ndihmoi shumë sepse të dyja liqenet i kishim në nivele të ulëta. Falë këtyre reshjeve në liqenin e Badocit kemi ngritje prej 3.25 metra ndërsa në liqenin e Batllavës 3.2 metra”.

Përveç shtimit të sasisë së ujit, heshtjet kanë ndikuar edhe në kualitetin e ujit të pijes duke shkaktuar edhe ndërprerje për ditë të tëra në disa lagje e fshatra.

Xhafa ka sqaruar se për shkak të vështrimeve janë detyruar ta ndërpresin ujin, duke siguruar se cilësia e uji i plotëson standardet dhe mund të konsumohet, raporton EO.

“Fatmirësisht kemi ekipet emergjente dhe e kemi të ndërtuar një ekip që merret me menaxhimin e krizave ose rasteve të tilla. Kemi ngritur kapacitete nga aspekti i kualitetit të ujit dhe laboratorët kanë punuar 24 orë përveç impianteve, pjesa e operimit dhe mirëmbajtjes ka punuar 24 orë po ashtu duke iu dal në ndihmë qytetarëve kudo që ka pasur vërshime. Sa i përket burimeve të ujit një pjesë nëntokësore janë ataku nga vërshimet. Duke përfshirë fshatrat e Fushë-Kosovës jemi detyruar të aplikojmë furnizime të ashpra të furnizimit me ujë me qëllim që të mbrojmë kualitetin pastaj puset në Vragoli që furnizojnë disa fshatra pjesën e Sllatinës dhe në këtë rast jemi detyruar ta ndërpresim sepse janë vërshuar të gjitha puset”.

“Ndërsa pjesët tjera kanë pasur probleme me kanalin e Ibër-Lepencit për impiantin Shkabaj ku trubullirat arritën në nivelin më të lartë dhe nuk arritëm të trajtonim ujin ta mbanim kualitetin e ujit për pije andaj u detyruam  ta ndërpresim. Kështu që ndërpremë ujin që të ruajmë kualitetin e ujit për pije. Tani për tani e kemi tejkaluar këtë situatë dhe që nga dita e djeshme jemi kthyer në normalitet dhe po trajtojmë ujin që të mbrojmë kualitetin e ujit për pije. Problemin më të madh e përbëjnë pjesa e burimeve nëntokësore sepse kërkojnë kohë më të gjatë. Pjesa e burimeve sipërfaqësore atakohen të parat ku të dy liqenet kanë rritur nivelin e turbullirës. Në rast se shohim se ka turbullira marrim mostrat dhe bëjmë dezinfektimit aty ku është e nevojshme se ka baktere prezent”.

Ai ka sqaruar se planifikojnë që ta përmbyllin vitin me 92% të inkasimit të ujit të shpenzuar nga qytetarët, raporton EO.

“Vitin që sapo e përmbyllëm dhe në fillim të vitit 2021 ka një pjesë të inkasimeve që kanë filluar faturimet. Faturimet po shkojnë brenda përbrenda normës, por edhe inkasimet janë vetëm pak ditë që ka filluar. Ndërsa dhjetorin që shkoj e mbyllëm jashtë planifikimeve. Ne planifikonim ta përmbyllim me 92% të inkasimit ndërsa kemi ulje deri në 83% të inkasimin. Por vitin 2020 kemi arritur ta përmbyllim suksesshëm. Fatmirësisht kemi arritur t’i paguajmë pagat me rregull gjatë gjithë vitit që shkoj falë kontributit në pakot e para të përkrahjes së kompanive nga Qeveria me 1.5 milion euro.

Të ngjashme