Një 40 vjeçar në mesin e viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 7 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe, edhe 296 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 202 janë shëruar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Viktimat më të reja nga ky virus në 24 orët e fundit janë një 40 vjeçar nga Ferizaji dhe një 42 vjeçar nga Rahoveci.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç)”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme