Një 48 nga Mitrovica në mesin e të vdekurve nga Coronavirusi

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 4 të vdekur dhe 75 raste të reja me Coronavirus.

Në 24 orët e fundit nga Covid-19, bëhet e ditur se ka vdekur edhe 48 vjeçar nga Mitrovica.

Rastet e tjera të vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

IKSHPK njofton edhe 546 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 7.508.

Të ngjashme