Një 6 vjeçar dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Një 6 vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, bëjnë të ditur se 6-vjeçari ishte dërguar në spital rreth orës 19:00 dhe i njëjti ishte pa shenja jete.

Tutje Gazeta Sinjali shkruan se se të arritur në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore të miturit, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses.

Si rrjedhojë, mjeku kujdestar më QKMF konstatoi vdekjen e 6-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat të cilat bënë që i mituri të bie në lumin e fshatit Radeshë, ngjarje kjo e cila përfundoi tragjikisht.

Të ngjashme