Një 70-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Një person i moshës është gjetur pa shenja jete në një lokal në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se bëhet fjalë për një person të moshës 70 vjeçare.

“Rreth orës 16:00 është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekësore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”.

Të ngjashme