Një burrë gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një rrugë të Prishtinës. Lidhur me këtë rast, një shtetas i Shqipërisë ka njoftuar policinë.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe  në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja”, thotë policia përmes raportit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkohë rasti shkon në procedurë hetimore.

Të ngjashme