Një ditë pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, Sejdiu me familje në Plavë e Guci

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, një ditë pas Kuvendit të IX-të Zgjedhor të LDK-së, ka shkuar me familjen e tij të vizitojë Malësinë e Malit të Zi.

Këtë e bëri të ditur ai me anë një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se për të ishte një ditë e mrekullueshme.

“Një ditë e mrekullueshme me familje në Plavë e Guci dhe në bjeshkët e Tamarës e të Kelmendit”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka deklaruar dje para mediave se procesi i Kuvendit Zgjedhor në LDK është shtrydhur, duke shtuar se delegatët nuk kanë ushtruar votën e lirë sepse janë kërcënuar me largim nga puna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme