Një donator nga Shqipëria ia dhuron Kosovës 150 mijë euro për të luftuar Coronavirusin

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Janë duke vazhduar ndihmat ndaj Qeverisë së Kosovës, në fondin që është krijuar për të mbledhur mjete për të luftuar coronavirusin.

Deri më tani ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se janë grumbulluar gati 680 mijë euro.

Bislimi ka deklaruar gjithashtu se ndihma më e madhe që është bërë deri më tani ka ardhur si donacion nga një shtetas i Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se i njëjti ka dhuruar 150 mijë euro për Kosovën.

“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Të ngjashme