Një e vdekur dhe dy të shëruar, Dragashi nuk ka asnjë rast aktiv me Coronavirus

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Asnjë person i infektuar me koronavirus nuk është më në komunën e Dragashit.

Nga tre sa ishin ditë më parë, një paciente ka vdekur dhe dy të tjerë janë shëruar.

Dje në IKPShK janë testuar edhe pesë persona, tre nga ta familjarë të një të prekuri dhe dy shoferë, të cilët dolën negativë.

Reparti i Hemodializës në Spitalin e Prizrenit ishte burimi i infektimit për të tre këta persona që njëri prej tyre ishte infermier, tashmë e ndjera paciente e dializës dhe një rast kontakti.

Familjarët e infermierit tek tash janë testuar, ndërsa ai kishte dalë pozitiv më 25 prill.

Megjithëse aktualisht nuk ka asnjë të infektuar, komuna e Dragashit ka bërë thirrje te banorët që kujdesin ta kenë në prioritet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme