Një fëmijë bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti sot në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, rreth orës 12:25.

Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se ekipet mjekësore janë ftuar për të dhënë ndihmën e nevojshme.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Të ngjashme