Një fëmijë nga Istogu dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë nga Istogu është dërguar pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve.

“Istog 08.12.2021-02:30-07:00. Raportohet se në spitalin e Pejës është sjellë viktima mashkull kosovar (fëmijë) ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës tu lirohet familjarëve”, thuhët në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme