Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e kujdestares së saj në Prishtinë.

Gruaja që kujdesej për të njoftoi policinë për rastin, ndërkohë që ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme