Një grup afganësh nisen nga Kosova për në SHBA

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër grup i afganëve që ka qenë i strehuar përkohësisht në Kosovë, është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mbi 600 afganë të mirëpritur përkohësisht në Camp Liya/Bondsteel janë larguar dhe do të kenë një shans të dytë për të ndërtuar jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë”.

Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një grup refugjatësh nga Afganistani janë strehuar në Kosovë.

Kjo pas marrjes në kontroll të atij vendi nga talebanët, pas vendimit të presidentit të ShBA-së Joe Biden, për të tërhequr trupat nga Afganistani.

Të ngjashme