Një i lënduar pas një shpërthimi në një parking në Pejë

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar pas një shpërthimi nga një mjet i rrezikshëm në një parking në Pejë.

Policia e Kosovës njofton se më të pranuar informatën për një rast shpërthimi më datë 26.07.2019 rreth orës 23:30 në rr.’ Kreshnik Ademaj’ në Pejë, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në vendin e ngjarjes.

Është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë.

Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore është liruar për në shtëpi.

Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast.

Të ngjashme