Një imazh i Nënës Terezë kur ishte e re

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 13:13 | Nga

Ajo lindi në Shkup, Maqedoni, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza fëmijërinë e kishte kaluar në Shkup, ku mori edhe mësimet e para në një shkollë shqipe, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate.

Imazhi i mëposhtëm ju prezanton me një fotografi të rinisë së hershme të Nënës Terezë.

Më 4 shtatori 2016, ajo u shenjtërua në Vatikan nga Papa Francesku, ndërsa emri i saj njihet dhe lëvdohet në gjithë botën për fushatat sensibilizuese dhe kauzat e shumta bamirëse, që janë ndërmarrë nga vet ajo ndër vite në të mirë të njerëzimit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme