Një këmbësore u godit nga vetura në Fushë Kosovë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësore është goditur nga një veturë në Fushë-Kosovë e cila ka pësuar lëndime dhe pastaj është dërguar në Emergjencë ku edhe po trajtohet, ngase gjendja e saj është e rëndë.

Nga Policia bëjnë të ditur që i dyshuari ende nuk është kapur dhe po punohet në drejtim të identifikimit të tij, sepse i njëjti ka ikur nga vendngjarja.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes“, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti për Sinjalin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim aktualisht.

Të ngjashme