Një kolonë të këtillë s’e keni parë asnjëherë në kryeqytet

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kolonë e gjatë e veturave është krijuar në rrethrrotullimin e rrugëve “B” dhe “Muharrem Fejza” në kryeqytet pasditen e së hënës

Lexues të Gazetës Express kanë thënë se pasditen e së hënës është vështirësuar qarkullimi në këto dy rrugë, për shkak të kolonës.

Ndërkohë nuk dihet nëse këto kolona kanë të bëjnë me shenjëzimin e rrethorrotullimit në rrugën “Muharrem Fejza”, që u bë gjatë ditëve të fundjavës nga Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të hënën tha se shenjëzimi po bëhet për siguri më të madhe në trafik.

“Për siguri më të madhe në trafik, për të gjithë pjesëtarët në komunikacion, po i ngrisim dhe shenjëzojmë vendkalimet në pjesë të ndryshme të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook

Të ngjashme