Një kontingjent i trupave britanike nesër arrin në Kosovë

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i ka njoftuar se një kontingjent i trupave ushtarake nga Britania e Madhe do arrijë nesër në Kosovë, për të kryer një ushtrim rutinë për një nga njësitet rezervë.

“Nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022, KFOR, e udhëhequr nga NATO, do të kryejë një ushtrim rutinë për një nga njësitet rezervë. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

Kontingjenti ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar vjen me qëllim të aktiviteteve të njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it, para ushtrimit.

“Njësitë do të kryejnë aktivitete trajnuese për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe kontributin e tyre për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet tutje në njoftim.

Pas përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Të ngjashme