Një korb dhe një gjarpër i “qërojnë hesapet” në oborrin e UP-së

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Në oborrin e Universitetit të Prishtinës ka ndodhur një “duel” i veçantë, ku një gjarpër dhe një korb janë filmuar teksa po luftonin mes vete.

Videoja u publikua në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, nga një qytetar i cili si duket po kalonte andej pari dhe e kishte filmuar ngjarjen.

Siç shihet në video, korbi është ai i cili e ngacmon gjarprin, në disa raste duke i dalë edhe përpara për t’ia zënë rrugën.

Kjo i ka shqetësuar qytetarët, të cilët janë shprehur të frikësuar për sigurinë e tyre, aq më pak kur dihet se në Kampusin e Universitetit ka shumë studentë por edhe qytetarë të cilët i frekuentojnë ambientet e gjelbëruara.

Një korb dhe një gjarpër i “qërojnë hesapet” në oborrin e UP-së… bit.ly/3dNczJK

Gepostet von EkonomiaOnline am Montag, 8. Juni 2020


Të ngjashme