Një muaj arrest shtëpiak ndaj policit që ushtroi dhunë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj arrest shtëpiak ndaj policit me inicialet A.H.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës apo autorizimeve publike”.

Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se masa e arrestit shtëpiak për zhvillimin e pa penguar të hetimeve.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e arrsetit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës përcjell Klan Kosova.

“I pandehuri A.H. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme