Një muaj paraburgim pasi pengoi policët të kryenin punën

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Y.K. nga Prizreni për veprën penale , pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 14.11.2019.

Nga Gjykata thonë se ekziston dyshim i arsyeshëm se me datën 15.10.2019, rreth orës 20.50 minuta, në afërsi të stadiumit “Përparim Thaqi”, në Prizren i pandehuri me dashje e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ashtu që  zyrtarët policor- të dëmtuarit me iniciale L.TH dhe S.R., kanë vërejtur automjetin e markës “Fiat Punto”,e cila ka qenë e parkuar, në afërsi të së cilës veturë ka qenë i pandehuri dhe gjatë kontrollimit të veturës, zyrtarët policor kanë vërejtur një aromë të narkotikut dhe pas kontrollimit është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e llojit “marihuan”.

Pas së cilës i pandehuri i drejtohet zyrtarëve policor me fjalë kërcënuese, pastaj e kap personin zyrtar me iniciale L.TH. duke e penguar në kontrollimin e mëtejmë të automjetit, pas së cilës zyrtarët gjatë arrestimit, i pandehuri ka rezistuar, ku si rrjedhojë e mosbindjes ndaj urdhrave të policisë dhe përkundër rezistencës së tij, i njëjti nga ana e policisë arrestohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme