Një muaj paraburgim për burrin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se i njëjti dyshohet që ditën e djeshme, me datë 05 prill 2019 rreth orës 13:00, në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

Me këto veprime i dyshuari R.F, dyshohet se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë në tentative” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net. 

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 06 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Të ngjashme