Një muaj paraburgim për katër persona, gjuajtën me armë në Bjeshkët e Istogut

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M.

“Me datën 15.08.2020, në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 5 par.1 të Ligjit për Armë (Ligji nr. 05/L-022) kanë mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar armë nga të cilat me datë 15.08.2020, rreth orës 17:00, gjersa ishin së bashku në Bjeshkët e Istogut, kanë shkrepur disa herë në ajër duke shkaktuar frikësim dhe shqetësim te banorët e asaj ane, e të cilat armë pastaj i sekuestron policia” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale përdorim i paautorizuar i mjetit të rrezikshëm apo armës.

Të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme