Një muaj paraburgim për mjekun Arsim Gashi që sulmoi fizikisht profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë  i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Arsim Gashi, mjekut i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme