Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vjedhje

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës duke i caktuar masën e paraburgimit një të dyshuari për vjedhje.

I dyshuari E.S, mendohet të ketë qenë i përshirë në 3 vjedhje në Pejë.

“Me datë 17.05.2019, në ora 07:20, në bashkëveprim edhe me dy persona të tjerë, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, hapin me forcë derën e marketit dhe nga aty marrin një qese me cigare të llojeve të ndryshme dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ku të dëmtuarit i shkaktojnë dëm në vlerë prej 400 euro. Në të njëjtën datë në ora 09:30 minuta, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, hapin me forcë një lokal dhe pasi depërtojnë brenda, nga aty marrin biçikleta të vjetra, vegla pune për bujqësi, disa bateri dore e gjësende të imëta dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, më vonë me forcë hapin derën e një restoranti, nga aty marrin kuletën brenda së cilës kishte të holla në vlerë prej 30 euro, pije alkoolike dhe largohen nga vendi i ngjarjes, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 110 euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Pejës. 

Të ngjashme