Një muaj paraburgim personit që falsifikoi dokumentin

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në çështjen penale kundër të pandehurit B.M. për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentit”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit B.M. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme