Një muaj paraburgim të dyshuarit që shfrytëzoi seksualisht të miturën

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. J.   

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri duke e shfrytëzuar të miturën, e dërgon në motele të ndryshme, duke e detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, ashtu që e mitura mbet shtatzënë, pastaj i pandehuri duke e shfrytëzuar brishtësinë e saj e dërgon në një ordinancë private të miturën dhe aty kryen abortin. 

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre, pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës, si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme