Një muaj paraburgim për personin që vrau babain e tij me thikë në Prizren

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.H.,për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)

Gjyqtari iprocedurës paraprake– Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 25.12.2020 deri me datën 24.01.2020.

Gjyqtariiprocedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Gjithashtu në seancën dëgjimore prokurori i shteti ka propozuar që ndaj të pandehurit M.H., të bëhet ekzaminimi psikiatrik. Andaj Gjykata duke vepruar sipas propozimit të prokurorit ka lëshuar URDHËRESË – për ekzaminim psikiatrik, që duhet të kryhet brenda afatit prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit M.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore  për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri M.H.,me datë 25.12.2020, rreth orës 13:50 minuta, në Prizren, afërshtëpisësëtëndjerit, e privonngajetaanëtarin e familjes – babain e tij F.H., nëatëmënyrëqëpas njëmosmarrëveshjeparaprakeipandehurimerrnjëthikënëkuzhinë, mjetkyipërshtashëmdheirrezikshëmpërrrezikimin e jetësdheshëndetit, del nërrugë para shtëpisësëtijdhenëmomentinqë e vërenbabain e tijqëzbretngakamioni, ipandehurifillon ta godasdisaherë me thikë, nëpjesëtëndryshmetëtrupit, sidhenëqafënëarterienkusipasojë, idëmtuari F.H., ndërronjetënëvendin e ngjarjes, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Të ngjashme