Një nga viktimat e fundit të Covid-19 është një burrë nën 30-vjeç

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

32 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një djalë nën 30 vjeç nga Podujeva.

Një burrë dhe një grua nën 40 vjeç nga Peja janë po ashtu viktima të koronavirusit.

Tre viktimat tjera janë tre burra të moshës 50-59 vjeçare, njëri është nga Rahoveci, njëri nga Kamenica dhe njëri nga Fushë Kosova.

9 viktimat tjera, 6 gra dhe 3 burra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Vushtrrisë, Skenderajt, Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Klinës, Gjilanit dhe Gjakovës.

9 viktima, 5 burra dhe 4 gra janë të moshës 70-79 vjeçare. Dy viktimat janë nga Vitia, tri nga Peja, dy nga Gjilani, një nga Gllogoci dhe një nga Fushë Kosova.

8 viktima, 5 gra dhe 3 burra janë të moshës mbi 80 vjeçare.

Të ngjashme